Në Mitrovicë u hap Qendra Kulturore për Komunitete

Mitrovica

Në Mitrovicë u hap Qendra Kulturore për Komunitete

Më: 17 prill 2017 Në ora: 17:06
Në përurim kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Kosovës, Mahir Jaggjillar, ambasadorja e Turqisë në Republikën e Kosovës, Kivilcim Kiliç.

Është përuruar Qendra Kulturore për Komunitete në Mitrovicë, e para e këtillë në tërë vendin. Në përurim kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Kosovës, Mahir Jaggjillar, ambasadorja e Turqisë në Republikën e Kosovës, Kivilcim Kiliç, nënkryetarët e komunës së Mitrovicës faruk Mujka e Eroll Zekeria, deputetë të Kuvendit të Kosovës, drejtorë të administratës komunale në Mitrovicë, përfaqësues të komuniteteve  etj.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri tha se kjo është nëj ditë e veçantë dhe e rëndësishme për komunitetet që jetojnë në Komunën e Mitrovicës, pasi që tani u ajnë krijuar kushte më të mira për aktvititetet e tyre kulturore e të tjera.

“Jam i lumtur që komuna ka kontribuua  në ndërtimin e këtij objekti me rëndësi të veçantë për komunitetet që jetojnë në komunën tonë. Pjesëtarët e komuniteteve tani mund të zhvillojnë aktivitetet të ndryshme për  ruajtjen e vlerave kulturore dhe të tjera. Këto hapësira ju mundësojnë që të takohen dhe të realizojnë projektet e tyre që I kanë planifikuara, të zhvillojnë edhe më shumë frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet tyre, por edhe në raport me shumicën. Ne do të vazhdojmë të mbështesim komunitetet edhe në të ardhmen në mënyrë që ato të ndihen mirë dhe të barabartë në komunën tonë”, tha ai ndër të tjera.

Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç, tha se ndihet mirë kur merr pjesë në aktivitete të këtilla që kanë për qëllim krijimin e kushteve për komunitetet me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme kulturore e të tjera.

“Kultura, muzika, arti janë gjuhë  e përbashkët  e njerëzimit. Përmes tyre komunitetet ofrohen dnërmjet veti dhe kultivojnë vlerat e tyre të posaçme dhe të përbashkëta.  Shpresoj se kjo qendër do të ndikoj që komunitetet në Mitrovicë të përafrohen edhe më shumë dhe të kultivojnë vlerat e tyre kulturore”, tha ndër të tjera ajo.

Ndërkaq, Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagghillar tha se kjo qendër do të jetë shtëpi e përbashkët për komunitetet e komunës së Mitrovicës. “Ishte një iniciativë e turk e cila gjeti përkrahjen kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri dhe Ministrisë, pasi që ajo kishte të bëjë për krijimin e kushteve për të gjitha komunitetet që jetojnë këtu. Shpresoj se shtëpi të këtilla kulturore do të ndërtohen edhe në qytetet tjera të Kosovës, tha ai.

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, për komunitete, Eroll Zekeria, falënderoi fillimisht kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri dhe Ministrin Jaggjillar, për kontributin e dhënë për ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete.

“Kemi pas nevojë për një qendër të këtillë, ku do të takoheshim dhe do të zhvillonim aktivitetet tona. Tani qendrën e kemi dhe do të punojmë dhe bashkëpunojmë mirë, si dhe do t’i kultivojmë vlerat tona kulturore, por edhe do të zhvillojmë edhe aktivitete tjera që janë në të mirë të të gjithë qytetarëve të komuniteteve dhe që ndikojnë në përafrimin e tyre”, tha ai.

Image
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, për komunitete, Eroll Zekeria, falënderoi fillimisht kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri dhe Ministrin Jaggjillar, për kontributin e dhënë për ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat