Ambasadori amerikan i kënaqur me punën në Urën e Ibrit

Mitrovica

Ambasadori amerikan i kënaqur me punën në Urën e Ibrit

Më: 21 prill 2017 Në ora: 18:57
Ura mbi lumin Iber

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, nëpërmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka komentuar gjendjen e parkut që po ndërtohet në urën e Ibrit, në Mitrovicën veriore.

“Ura e veriut të Mitrovicës dhe zona e shëtitores po duken mirë! Ne po shikojmë përpara që të vazhdohet preogresi”, ka shkruar ambasadori.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme Delawie doli u kërkoi liderëve të shteteve shqiptare që të kenë kujdes me deklarata që për temë kanë bashkimin kombëtar, përderisa kujtoi se SHBA’të mbështesin sovranitetin e Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat