Rrjeti i OJQ-ve AVONET njofton se kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ka hapur konkurs me datën 18 prill me titullin e vendit të punës: zyrtar për përkthim shqip - serbisht dhe anasjelltas, në kuadër të Drejtorisë së Administratës, me gradë të vendit të punës 9 dhe koeficientin 7.
Sipas burimeve të AVONET-it, ky vend pune është përgatitur për këshilltarin e tij Musli Berisha, ku tashtmë ky këshilltar ka aplikuar për këtë pozitë.
“Edhe pse ky model është shumë praktik tek institucionet, ne e vlerësojmë si prej fenomenve më të dëmshme, të cilën është e sanksionuar edhe me ligjet e Republikës së Kosovës. Andaj, ne kërkojmë nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, që në komisionin intervenues të jetë një anëtar nga shoqëria civile”, thuhet në komunikatën e AVONET.