Zbulohet arsyeja pse u vra 23-vjeçari në Mitrovicë

Mitrovica

Zbulohet arsyeja pse u vra 23-vjeçari në Mitrovicë

Më: 6 maj 2017 Në ora: 09:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

23-vjeçari i vrarë mbrëmë në Mitrovicë, Ermal Kamberi ishte menaxher i lokalit ku ndodhi krimi. Kamberi u qëllua me tre plumba, konfirmon zëdhënësi i policisë i rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Menaxher i lokalit “Check In” në Mitrovicë, Ermal Kamberi, ka ndërruar jetë pas marrjes së tre plumbave nga atentatori, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar.

Mirëpo, arsyet e vrasjes thuhet se kanë qenë për një rezervim të një vendi në lokal.

Zahiti tha se tani organet e hetuesisë janë duke e hetuar rastin. Ai gjithashtu bëri të qartë se viktima është qëlluar 3 herë në trup.

Lajmin për vdekjen e Ermal Kamberit e kanë bërë të ditur edhe familjarë të tij në Facebook.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat