Marsh protestues në Mitrovicë “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”

Mitrovica

Marsh protestues në Mitrovicë “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”

Më: 7 maj 2017 Në ora: 08:30
Marrshi mbahet pas vrasjes së 23 vjeçarit, që ndodhi të premten në mbrëmje në një kafiteri të Mitrovicës, deri sa ishte duke punuar

Shoqëria civile në Mitrovicë, sot organizon marrshin protestues “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”, i cili mbahet në Sheshin “Mehë Uka”, duke filluar nga ora 13:00.

Marrshi mbahet pas vrasjes së 23 vjeçarit, që ndodhi të premten në mbrëmje në një kafiteri të Mitrovicës, deri sa ishte duke punuar.

I ndjeri është varrosur dje dhe për ndër të tij, në ora 16:00, kur i është dhënë lamtumira, janë mbyllur të gjitha kafiteritë në Mitrovicë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat