U përurua monografia për Bislim Bajgorën

Mitrovica

U përurua monografia për Bislim Bajgorën

Më: 10 maj 2017 Në ora: 16:42
Përurimi i monografisë për Bislim Bajgorën

Lufta e Dytë Botërore, pati përmasa të jashtëzakonshme. Në atë luftë vdiqën me miliona njerëz. Edhe Kosova dhe trojet etnike shqiptare, ishin pjesë e asaj lufte.

Historia e kësaj treve, ishte tejet e bujshme. Këtu priteshin rrugë të rëndësishme që shkonin në brendësi të Gadishullit, në Detin Adriatik dhe në Detin Egje.

Në këtë trevë janë gërshetuar kulturat e popujve të ndryshëm, të cilët u kujdesën pak për fatin e Mitrovicës me rrethinë, sepse më tepër iu interesonte nëntoka e saj.

Populli gjithmonë, e ëndërronte Lirinë. Pjesë e kësaj Lirie, ishin udhëheqësit me autoritet si Bislim Bajgora, Ahmet Selaci, Ukshin Kovaqica, e të tjerë.

Bislim Bajgora (1880 - 1947), ishte i njohur për aftësitë e tij strategjike e luftarake. Trimat e Shalës kishin të vendosur: Jemi me Ty për jetë e mot, Për me i dalë vatanit Zot! Pushtetin vendor e kontrollonin shqiptarët dhe, përkrah forcave gjermane, u formuan njësitet e armatosura në Shalë të Bajgorës dhe në Mitrovicë me Komandant Ahmet Selacin, si dhe Xhandarmëria Shqiptare, me Komandant Pajazit Boletinin.

Xhandarmëria Shqiptare e kishte selinë në Mitrovicë. U hapën disa stacione në Shalë të Bajgorës ku si komandantë u emëruar Bislim Bajgora, Ukshin Kovaqica, Mehmet Gradica, Shaban Polluzha, Sylejman Vuqiterna etj. Kontributi i Bislim Bajgorës, nuk ka qenë i lokalizuar vetëm për Shalë të Bajgorës.

Ai kishte luftuar aty ku ishte rrezikuar shqiptari. Këtë e dëshmojnë disa beteja si ajo e Kollashinit dhe e Pazarit të Ri. Çetnikët e mësynë Pazarin e Ri.

Kriminelët si Vana Drekalloviq, Zhika Markoviq, Kosta Peqanci, plaçkitën, dogjën dhe vranë edhe pleq, gra e fëmijë. Lufta zgjati shtatë javë.

Forcat shqiptare çliruan Pazarin (Tregun) e Ri. Lufta e jonë ka qenë me fat, si zakon që e kanë shqiptarët. Lavdi Bislim Bajgorës dhe trimave që dhanë jetën për Liri! 

Image
Përurimi i monografisë për Bislim Bajgorën
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat