Kërcënohen dy prokuroret në Mitrovicë

Mitrovica

Kërcënohen dy prokuroret në Mitrovicë

Më: 11 maj 2017 Në ora: 15:21
Këshilli Prokurorial i Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimin që i është bërë prokuroreve të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Radica Milic dhe Fikrije Sylejmani, e që ndërlidhet me punën e tyre zyrtare.

“Për ne si Këshill, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. Ne qëndrojmë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesim ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojmë në përmbushjen e misionit të tyre”, thuhet në reagimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat