Zharku viziton punimet në Kçiç dhe Koshtovë

Mitrovica

Zharku viziton punimet në Kçiç dhe Koshtovë

Më: 16 maj 2017 Në ora: 17:38
Zharku vizitoi fillimin e punimeve të asflatimit të rrugës në fshatin Kçiç i Vogël.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë vizituan punimet e dy projekteve rrugore në komunën e Mitrovicës.

Zharku vizitoi fillimin e punimeve të asflatimit të rrugës në fshatin Kçiç i Vogël, projekt ky i financuar nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë prej 171 mijë e 580.34 eurosh, me një gjatësi prej 1623 metrash dhe gjerësi prej 5 metrash.

Më pas, ministri Zharku vizitoi projektin tjetër infrastrukturor, asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Koshtovë me rrugën nacionale N2, i cili po ashtu, është financuar nga MI në vlerë prej 231 mijë euro e 149.21 eurosh, me një gjatësi prej 1656 metrash dhe me gjerësi prej 5 metrash.

Ministri Zharku theksoi përkushtimin e MI-së dhe Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë vendin.

Ministria e Infrastrukturës është duke financuar 70 përqind  të projektit për ndërtimin e rrugës në fshtatin Vërnicë së bashku me komunën e Mitrovicës. Vlera e këtij projekti është 452 mijë e 869.20 euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat