FSK ndihmon familjet në nevojë në Mitrovicë

Mitrovica

FSK ndihmon familjet në nevojë në Mitrovicë

Më: 19 maj 2017 Në ora: 14:36
FSK ndihmon familjet në nevojë në Mitrovicë

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të enjten shpërndanë mjete financiare dhe pako higjienike e ushqimore për familjet në nevojë në Mitrovicë.

Të gjitha mjetet e shpërndara u mblodhën  falë aksionit vullnetar“ Vrapo me FSK-në, Mitrovica 2017”, i cili u organizua gjatë muajit prill  nga  ushtarët dhe oficerët e FSK-së.

Ky aktivitet u realizua në  bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, e cila mbështeti FSK-së në identifikimin dhe përzgjedhjen e familjeve më në nevojë për t’i ndihmuar.

Gjatë shpërndarjes së këtyre fondeve, përveç oficerëve të FSK-së,  i  pranishëm ishte edhe drejtori i Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Qazim  Nimani, i cili përgëzoi FSK-në për realizimin e  këtij aksioni dhe njëherësh   falënderoi pjesëtarët  e saj  për ndihmën e ofruar, të cilën e vlerësoi  si mjaft të nevojshme për qytetarët e kësaj  komune.

Kjo, nuk është hera e parë që pjesëtarët e FSK-së organizojnë  aktivitete të tilla humanitare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat