Hoti: Mitrovica të integrohet brenda sistemit juridik dhe ekonomik të Kosovës

Mitrovica

Hoti: Mitrovica të integrohet brenda sistemit juridik dhe ekonomik të Kosovës

Më: 25 maj 2017 Në ora: 15:26
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-AKR-Alternativa, Abdullah Hoti

(E plotësuar)-  Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-AKR-Alternativa, Abdullah Hoti, ka qëndruar sot në Mitrovicë, Ai me bashkëpunëtorët e tij vizituan punimet që po zhvillohen në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’ dhe në urën kryesore mbi Ibër.

Hoti potencoi se qytetarët e Mitrovicës pa dallim do të lëvizin shumë shpejtë lirshëm në të dyja anët e këtij qyteti, ndërsa premtoi se në të ardhmen e afërt edhe pjesa veriore do të integrohet plotësisht brenda sistemit juridik dhe ekonomik të Kosovës.

Hoti: Do ta integrojmë plotësisht Mitrovicën

 “Mitrovica ka simbolikën e vet. Fal përkushtimit të qeverisë, ne sot shohim një urë që do të lidhë plotësisht të dy anët e qytetit. Kemi qenë të vendosur që të çojmë përpara këtë projekt, normalisht me mbështetjen e partnerëve tanë nga BE-ja dhe SHBA. Unë besoj shumë se punimet së shpejti këtu do të përfundojnë dhe qytetarët në të dyja anët e IBrit do të lëvizin lirshëm… Do të punojmë shumë edhe në qeverinë e ardhshme që këtë pjesë të vendit ta integrojmë plotësisht brenda sistemit juridik dhe ekonomik të Kosovës… Do të punojmë shumë me komunitetin serb për t’i integruar, për t’ju treguar se janë qytetarë të barabartë të Kosovës”, ka thënë Hoti.

Në anën tjetër, ministri i Sportit në largim, Kujtim Shala, u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve në stadiumin ‘Adem Jashari’, duke thënë se ato do të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara.

Shala: Presim finalizimin e punimeve sipas afateve

 “Po përpiqemi që sivjet të mbërrimë për kualifikimet për klubet tona. Nga ajo që shihet punët po ecin sipas dinamikës së paraparë… Presim që këto punime të finalizohen në afatet e përcaktuara me kontratë të cilën e kemi lidhur me operatorin ekonomik”, theksoi Shala. 

Hoti: Mitrovica të integrohet brenda sistemit juridik dhe ekonomik të Kosovës

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-AKR-Alternativa, Abdullah Hoti, ka qëndruar të enjten në Mitrovicë, ku me bashkëpunëtorët e tij vizituan punimet që po zhvillohen në stadiumin olimpik “Adem Jashari” dhe në urën kryesore mbi Ibër.

Hoti potencoi se qytetarët e Mitrovicës pa dallim do të lëvizin shumë shpejt lirshëm në të dyja anët e këtij qyteti, ndërsa premtoi se në të ardhmen e afërt edhe pjesa veriore do të integrohet plotësisht brenda sistemit juridik dhe ekonomik të Kosovës.

“Do të punohet shumë më shumë në të ardhmen, në mënyrë që edhe veriu i vendit të integrohet plotësisht brenda sistemit juridik dhe ekonomik të Kosovës”, ka thënë Hoti.

Image
Vizita e Hotit ne Mitrovice
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat