Bahtiri premton projekte të reja në Gushavc

Mitrovica

Bahtiri premton projekte të reja në Gushavc

Nga: A.M. Më: 25 maj 2017 Në ora: 21:40
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka takuar të mërkurën banorët e Gushavcës.

Gjatë këtij takimi, Bahtiri ka biseduar me banorët për çështje me rëndësi për interesin e tyre.

Postimi i plotë:

Në Gushavc u takova me qindra banorë, me të cilët bashkëbiseduam për çështje me rëndësi për interesin e tyre.

Fshatrat e banuara me shumicë shqiptare matanë Urës së Ibrit, ku jetoj edhe unë dhe familja ime, shquhen për sakrificë dhe përkushtim.

Falënderoj banorët për përkrahjen e madhe që na e dhanë për punën e bërë deri më tash, si dhe për projektet që do t'i kemi në të ardhmen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat