Certifikohen 17 ndërmjetësues në rajonin e Mitrovicës

Mitrovica

Certifikohen 17 ndërmjetësues në rajonin e Mitrovicës

Më: 26 maj 2017 Në ora: 13:50
Certifikimi i 17 ndërmjetësueseve në rajonin e Mitrovicës

Shtatëmbëdhjetë ndërmjetësues të Rajonit të Mitrovicë janë certifikuar sot në një cermoni solemne.

Gjatë kësaj ceremonie, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, theksoi se me zhvillimin e mëtejmë të  institucionit të ndërmjetësimit, po lehtësohet puna në gjyqësorin e Republikës së Kosovës.

“Profesionet e lira, në veçanti Ndërmjetësimi, shënon hap përpara në ofrimin e shërbimeve efikase për qytetarët e Republikës së Kosovës”, theksoi Ministrja Hoxha dhe vuri në dukje se profesionet e lira kanë ndikuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve në sistemin e drejtësisë.

Hoxha kërkoi nga ndërmjetësuesit e rinj që punën e tyre ta kryejnë me përkushtim dhe profesionalizëm dhe njëherësh duhet pasur parasysh ndjeshmërinë e fushë-veprimtarisë se tyre.

Ministrja i inkurajoi të pranishmit në ushtrimin e profesionit në pajtim me ligjin duke theksuar se fuqizimi i mëtejmë i këtij institucioni, është i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në vend.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat