Hoti zotohet për unifikimin dhe integrimin e Mitrovicës

Mitrovica

Hoti zotohet për unifikimin dhe integrimin e Mitrovicës

Më: 29 maj 2017 Në ora: 13:31
Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, Mitrovicë

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka thënë të premten në Mitrovicë se, ky qytet do të unifikohet dhe integrohet në interes të të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim.

“Unë jam shumë i nderuar që kam marrë bekimin e Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe partnerëve tanë të koalicionit për të drejtuar qeverinë e ardhshme. Jemi bërë të gjithë bashkë, gjeneratat e reja, brezi i Republikës për të arritur një fitore të madhe më 11 qershor, për ta çuar vendin përpara, për t’u siguruar që Mitrovica nuk do të mbetet e ndarë, por të bashkohet, unifikohet dhe do të integrohet komplet si një qytet”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se kemi bërë planin e punës nga data 12 qershor për zhvillim ekonomik, arsim më të mirë, integrim euroatlantik, shëndetësi më të mirë, për rend dhe ligj, për luftë pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit.

Image

“Njerëzit në listën tonë janë njerëzit më me etikë të lartë dhe më profesionalë të mundshëm.

Jam shumë i lumtur që i prij një liste që gjithsecili nga ta, nga numri 2 është më i mirë se tjetri, kam pasur nderin e veçantë me i pri kësaj liste”, ka thënë Hoti.
Ai ka treguar për planin e tij që të takohet me të rinj në Universitet, familje, rrugë, gjithandej sepse këtë fushatë kemi për të biseduar vetëm për problemet e qytetarëve, të studentëve, të pleqve, të rinjve, bujqve, biznesmenëve etj.

“Ne jemi këtu për ta kërkuar mbështetjen e juaj për t’ju shërbyer në katër vitet e ardhshme. Unë besoj që këtë mbështetje kemi me e marrë më 11 qershor për ta ndërruar gjendjen në Kosovë, Mitrovicë dhe gjithandej. Ne kemi kompozuar e përgatitur një program që i adresoni hallet e juaja që do t’u përgatisim për tregun e punës dhe involvimin në biznes”, ka thënë Hoti.

Image

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se fitorja e koalicionit LDK-AKR-Alternativa as që vihet në dyshim.
Deputetja Vjosa Osmani ka thënë se vlera e vetme e koalicionit tonë janë duart e pastra, ndërsa koalicioni oponent është i bazuar në krim dhe korrupsion.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat