Komuna e Prishtinës: Hoti po bllokon ndërtimin e parkingut nëntokësor te Filologjiku

Mitrovica

Komuna e Prishtinës: Hoti po bllokon ndërtimin e parkingut nëntokësor te Filologjiku

Më: 29 maj 2017 Në ora: 13:34
Fitore Pacolli dhe Genc Bashota

Fitore Pacolli, shefe e kabinetit të kryetarit të komunës së Prishtinës, tha se ndërtimi i projektit të parkingut nëntokësor tek fakulteti Filologjik, po bllokohet nga ministri i financave, Avdullah Hoti.

 Ajo tha se bllokimi i projekteve madhore nga niveli qeverisës ka filluar qysh pas marrjes së mandatit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Drejtori i zhvillimit ekonomik në komunën e Prishtinës, Genc Bashota, tha se vazhdimisht ky projekt është bllokuar nga ministri i Financave, që tashmë është kandidat për kryeministër nga koalicioni i  LDK-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat