Nga Mitrovica, Aida Dërguti: Koalicioni Veseli-Haradinaj-Limaj është bashkimi për të instaluar në Kosovë diktaturën e krimit

Mitrovica

Nga Mitrovica, Aida Dërguti: Koalicioni Veseli-Haradinaj-Limaj është bashkimi për të instaluar në Kosovë diktaturën e krimit

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 13:09
Aida Dërguti

Aida Dërguti ka thënë në tubimin zgjedhor të VETËVENDOSJE!-s në Mitrovicë se nuk do të ketë drejtësi në Kosovë derisa nuk bashkohet Mitrovica. Ajo ka kujtuar dëbimin e 11,000 shqiptarëve nga Mitrovica në vitin 2000, vrasjet e kryera në atë vit, si dhe vrasjet e Selver Haradinajt dhe Enver Zymberit, me ç’rast tha se pa zbardhjen e këtyre rasteve s’mund të ketë drejtësi.

“Me ardhjen në pushtet, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të themelojë Komisionin Parlamentar

për zbardhjen e të gjitha vrasjeve që kanë ndodhur pas luftës dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këto vrasje do të vendosen para drejtësisë”, tha kandidatja për deputete, Aida Dërguti.

“Ju të gjithë e dini, koalicioni Veseli-Haradinaj-Limaj është bashkimi për të instaluar në Kosovë

diktaturën e krimit”, ka thënë para mitrovicasve Dërguti, duke shtuar se kjo diktaturë që ata synojnë të instalojnë, do ta fuqizonte krimin, do të vazhdonte marrëveshjet e dëmshme me Serbinë dhe do të vazhdonte ta thellonte ndarjen e Mitrovicës

Tutje, Dërguti tha se ushtarët e mirë të UÇK-së janë të gjithë sot me Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe se diktatura e krimit po tutet nga fundi që po i vjen. Mu për këtë ajo tha, se Ramush Haradinaj e Kadri Veseli as nuk guxojnë të dalin në debat me Albin Kurtin e Visar Ymerin.

Ajo shtoi se Lëvizja VETËVENDOSJE!, është përgatitur dhe e bashkuar me qytetarët për ta mbrojtur votën si kurrë më parë, pot kërkoi nga qytetarët që të dalin të votojnë patjetër.

“Vetëm kështu vuloset fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Më 11 qershor, me numrin 35, populli do ta rrëzojë përtokë planin për instalimin e diktaturës së krimit. Më 11 qershor, me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, në Kosovë do të nisë festa e demokracisë!”, ishte premtimi i Dërgutit në Mitrovicë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat