Veseli: Do t'i shporrim mbeturinat serbe të strukturave paralele

Mitrovica

Veseli: Do t'i shporrim mbeturinat serbe të strukturave paralele

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 16:13
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, tha të hënën në Mitrovicë, se qyteti i tij i lindjes do ta vulosë fitoren e Fillimit të Ri më 11 qershor.

Në vendlindjen e tij, Veseli tha se Kosova dhe Mitrovica kanë nevojë për Fillimin e Ri, platformë kjo që siguron rritje të pagave për sektorin publik, administratën, policët, zjarrfikësit, ushtarët e tjerë.

Fillimi i Ri, sipas Veselit, nënkupton që në Kosovë nuk do të ketë mure as trena, pasi Serbia ka marrë fund më 12 qershor 1999.

“Do t'i shporrim mbeturinat serbe të strukturave paralele sikurse kemi dëbuar Serbinë më 12 qershor 1999", tha Veseli.

Kreu i PDK-së tha se do të ndërtojnë shtëpitë e shqiptarëve në veri dhe se do të punojnë për një Mitrovicë të bashkuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat