Bahtiri: S’ka kush që e ndalë fitoren më 11 qershor

Mitrovica

Bahtiri: S’ka kush që e ndalë fitoren më 11 qershor

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 00:22
Agim Bahtiri

“Koalicioni AKR-LDK do të vazhdoj me vite të tëra, sepse nuk e kemi ndërmend të ndalemi vetëm me një mandat qeverisje. Ju kujtohet se kur kam hyrë në garë në vitin 2013, më thoshin se do të fitoj prej 3 deri në 5 përqind, mirëpo unë iu thosha se në ditën e zgjedhjeve ‘ka me iu lëshu’ dhe ju e keni parë se si pësuan debakël. Ashtu do të humbasin edhe tash”, ka thënë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Këto deklarime nënkryetari i AKR-së dhe kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, i bëri në një tubim me qytetarë të koalicionit LDK-AKR në lagjen Ilirida të Mitrovicës.

“Në çdo tubim që po marrë pjesë po e shoh vullnetin e qytetarëve dhe po e vërej aromën e fitores. Unë kam qenë personi kyç për lidhjen e koalicionit me LDK-në dhe asnjëherë në jetë nuk kam marrë vendime të tilla, pa i analizuar të gjitha rrethanat e fitores, të cilën s’ka kush që e ndalë të dielën”, ka thënë Bahtiri, i cili në këto zgjedhje mbanë numrin 50 në listën e koalicionit LDK-AKR.

Bahtiri tha se Koalicioni i Shpresës pushtetarët e ‘koalicionit të territ’ nuk do t’i dërgoj vetëm në opozitë, por pasi që t’i mundësohet drejtësisë të merret me ta, ata do të përfundojnë në burg.

“Këta po mendojnë se janë të fuqishëm, por na nuk ua kem frikën, pasi që nuk ua kam pasur frikën as atëherë kur e kam larguar ShIK-un nga Mitrovica”, ka deklaruar Bahtiri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat