Një person nuk lejohet të votohet në Mitrovicë, ja pse

Mitrovica

Një person nuk lejohet të votohet në Mitrovicë, ja pse

Nga: Bota sot Më: 11 qershor 2017 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Organizatat Jo-Qeveritare, IKD, INPO dhe GLPS, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se në Komunën e Mitrovicës, një person ka tentuar të votojë duke pasur të veshur një maicë me mbishkrime të një subjekti të caktuar politik.

Sipas tyre, Policia e Kosovës e ka lejuar të hyjë për të votuar në objektin e shkollës fillore “Anton Zako Çajupi”,  personin i cili kishte të veshur maicë me mbishkrime të një subjekti të caktuar politik. Megjithatë, i njëjti është nuk është lejuar të votojë nga drejtoresha e shkollës në fjalë, përcjell Bota sot.

Në komunikatë thuhet se IKD, INPO dhe GLPS  me përkrahje të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është duke monitoruar aktivitet e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë në ditën e votimit më 11 qershor 2017. IKD, GLPS dhe INPO ka akredituar 65 monitorues mobil, të cilët do të jenë në lëvizje të vazhdueshme në 38 komunat e Republikës së Kosovës për të raportuar për performancën e institucioneve të drejtësisë për të gjitha rastet eventuale ku mund të rrezikohet kryerja e veprave penale kundër të drejtave të votimit./BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat