Nuk është dasmë janë votuesit nga fshati i Ganimete Musliut që nisen të votojnë

Mitrovica

Nuk është dasmë janë votuesit nga fshati i Ganimete Musliut që nisen të votojnë

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 15:00
Veturat ne fshatin Baks te Skenderajt duke pritur ne radhe per te votuar

Banorët e fshatit Baks të Skënderajt në mënyrë të organizuar janë nisur drejt qendrës së votimit për ta hedhur votën e tyre.

Vetura të shumta me flamuj kombëtarë, shtetërorë e partiakë kanë krijuar kolonë të gjatë rrugës deri tek qendra e votimit.

Banorët e lagjes Musliu prej nga është edhe ish deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e kanë marrë me shumë entuziazëm këtë proces zgjedhor gjë që shihet edhe në këtë video që një lexues i yni e ka dërguar në adresën tonë. E tëra duket si dasmë.

Ajo çka bie në sy, pos veturave të shumta është edhe prezenca e madhe e grave në qendër të votimit.

Image
Ish deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu duke votuar
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat