Kjo është arsyeja pse Agim Bahtiri nuk i dëshiron votat për t’u bërë deputet

Mitrovica

Kjo është arsyeja pse Agim Bahtiri nuk i dëshiron votat për t’u bërë deputet

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 19:04
Agim Bahtiri

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri ka treguar se nuk është i interesuar për votat e deputetit, pasi synimi i tij është të rikandidojë për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ai ka thënë se nuk mund t’i kërkojë qytetarëve vota për deputet, kur e di që ende është në detyrë të kryetarit dhe ka tendenca që të bëhet sërish.

‘Nuk mund ti kërkoj qytetarëve vota kur unë duhet me kërku apet në nëntor për kryetar. Unë nuk i rrej qytetarët’, ka thënë ai.

Ndërsa ka treguar se Behgjet Pacolli e ka vendsour në listën e deputetëve në momentet e fundit.

‘Unë kam deklaruar publikisht se nuk dua të jem deputet. Unë do të jem kandidat potencial i Mitrovicës per kryetar’, ka shtuar ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat