Në Komunën e Mitrovicës diskutohet për MSA-në

Mitrovica

Në Komunën e Mitrovicës diskutohet për MSA-në

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 17:11
Në Komunën e Mitrovicës diskutohet për MSA-në

Instituti për Studime Politike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike, kanë mbajtur të martën në ambientet  e komunës së Mitrovicës, konferencën e pestë  informuese në nivel lokal, me përfaqësuesit e komunave të rajonit të Mitrovicës, me titull “Marrëveshja e Stabilizim-Asoocimit- Kontrata jonë  për të ardhmen ”.

Me këtë rast drejtoresha ekzekutive e Organizatës PIPS, Leonora Kryeziu, theksoi  se kjo marrëveshje dhe implementimi i saj nuk kërkon vetëm angazhim të institucioneve, por edhe të shoqërisë civile.

Ajo tha se  shoqëria civile  duhet  të jetë e  informuar në mënyrë që të mbahet Qeveria përgjegjëse për obligimet, të cilat i ka marrë përsipër përmes kësaj marrëveshje.

Në fjalën e  tij nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka,  theksoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshje në tetor të vitit 2015  është konsideruar si hap i parë  i një marrëveshje kontraktuale dhe shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës  drejt integrimeve në BE.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat