“Vrasja e qenve endacak nuk ofron zgjidhjen e duhur të problemit”

Mitrovica

“Vrasja e qenve endacak nuk ofron zgjidhjen e duhur të problemit”

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 00:50
Ilustrim

Pas vrasjeve të disa qenve endacak në komunën e Mitrovicës, ka reaguar edhe organizata e cila merret me mbrojtjen e kafshëve “Të Bashkuar për Kafshët”.

Vjosa Shala nga kjo organizatë, ka thënë që kanë dërguar shkresë zyrtare Komunës së Mitrovicës, megjithatë nuk kanë marrë përgjigje.

“Në Mitrovicë, sipas qytetareve, kemi kuptuar që janë bërë vrasje masive të qenve nga gjuetarët e kësaj komune. Kemi dërguar shkresë zyrtare kryetarit të komunës, duke kërkuar ndaljen e këtyre akteve. Nga komuna nuk kemi marrë përgjigje, ndërsa policia ka konfirmuar që kjo është kryer me leje nga kjo komunë” ka thënë Shala.

Sipas saj metoda e duhur për të zgjidhur problemin me qentë endacak është kapja sterilizimi, vaksinimi dhe lëshimi I tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat