Komandanti i FSK-së shpallet Qytetar Nderi i Mitrovicës

Mitrovica

Komandanti i FSK-së shpallet Qytetar Nderi i Mitrovicës

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 13:00
Komandanti i FSK-së Rrahman Rama

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, u shpall sot “Qytetar Nderi i Mitrovicës”.

Ky titull iu dha sot gjatë një seance solemne nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës, në shenjë mirënjohjeje e respekti për kontributin e dhënë për Mitrovicën, Kosovën dhe çështjen kombëtare në përgjithësi.

 Me rastin e shpalljes Qytetar Nderi, Rama tha se ndjehet i privilegjuar tejmase që qyteti i Mitrovicës e nderon.

"Jam i lumtur dhe i privilegjuar që qyteti i Mitrovicës më ka bërë këtë nder, ndërsa falënderoj familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët më mbështetën gjatë por edhe pas luftës", ka thënë mes tjerash Rama.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat