KFOR-i dhe FSK-ja përkohësisht e mbyllin urën MBJ në Mitrovicë

Mitrovica

KFOR-i dhe FSK-ja përkohësisht e mbyllin urën MBJ në Mitrovicë

Nga: A.M. Më: 27 korrik 2017 Në ora: 16:22
Ura

Të shtunën dhe të dielën, KFOR-i, në bashkëpunim me FSK-në, do e realizojnë inspektimin e urës MBJ në Mitrovicë.

Këtë e ka bërë të ditur KFOR-i përmes një komunikatë për media ku për më tepër thuhet se ura do të mbyllet dhe qarkullimi i trafikut do të ndërpritet përkohësisht.

“Gjatë këtij aktiviteti, ura do të mbyllet dhe qarkullimi i trafikut do të ndërpritet përkohësisht. Me qëllim të garantimit të lëvizjes, tranziti i automjeteve do të ridrejtohet përmes tunelit.

Gjatë këtyre ditëve personeli i PK-së do ta shpallë mbylljen e urës MBJ me njoftime rreth asaj zone dhe përmes “RADIO MITROVICËS”.

KFOR-i bën përpjekje që të ketë ndikim minimal në rrjedhën e trafikut”, thuhet në komunikatën për media./BS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat