Asfaltohet edhe rruga në lagjen e Muhagjerëve në fshatin Kqiq

Mitrovica

Asfaltohet edhe rruga në lagjen e Muhagjerëve në fshatin Kqiq

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 12:49
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Besnik Beka, kanë përuruar rrugën e asfaltuar në lagjen e Muhaxherëve në fshatin Kqiq të Vogël të Komunës.

Të lumtur që më në fund u shtrua në asfalt rruga, e cila ishte në gjendje shumë të keqe dhe e vështirë për qarkullim, banorët që do ta shfrytëzojnë atë, i pritën me entuziazëm kryetarin Bahtiri dhe drejtorin Beka.

Ata thanë se ndihen tepër të lumtur që më në fund u realizua kërkesa e tyre për asfaltimin e rrugës, e cila do të ndikoj dukshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës shtyre. 

Përfaqësuesi i lagjes Ruzhdi Sylejmani, tha se kjo është meritë kryesore e kryetarit të komunës Agim Bahtiri, i cili e mbajti premtimin e dhënë se do të na e rregulloj rrugën.

“Ne patëm njoftuar kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri me problemet që i kemi në fshat dhe në veçanti me rrugën, e cila ishte aq shumë e dëmtuar sa që mezi kalonim nëpër të. Ai na tha se problemet do fillojmë t’i zgjidhim me radhë, por që duhet caktuar prioritetet. Ne kërkuam që rruga të na asfaltohet së pari dhe kjo u bë. Është rregulluar për mrekulli dhe ne e falënderojmë shumë kryetarin Bahtiri dhe drejtorin Beka që u përkujdesën maksimalisht që punimet të bëhen në mënyrë cilësore”, tha Sylejmani.

Kryetari Bahtiri u shpreh të jet i lumtur që më në fund banorët e kësaj lagje të Kqiqit  do të kenë mundësi që të udhëtojnë pa probleme deri në qytet e gjetiu, pasi që rruga është asfaltuar në tersi dhe ashtu si duhet.

“Ju të nderuar qytetarë, e keni merituar ndërtimin e rrugës. Ajo ka qenë deshtë të rregullohet qysh moti, por pse nuk është bërë, unë nuk e di. Sidoqoftë ne respektuam kërkesën dhe prioritetin tuaj, që së pari rruga të asfaltohet. Do të vazhdojmë edhe me zgjidhjen e  problemeve tjera që keni, e tani në radhë të parë, ndërtimin e kanalizimit. Uroj që rruga të ju sjellë mbarësi dhe ju të realizoni edhe synimet tjera që kanë për qëllim përmirësimin e jetës tuaj këtu”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Rruga e asfaltuar ka një gjatësi prej mbi 900 metra, gjerësi 4.5 metra dhe trashësi të asfaltit prej tetë centimetra. Ndërtimi i saj ka kushtuar mbi 60.000 euro. Sivjet në Kqiq janë shtrua me asfalt rreth 3 kilometra rrugë, për të cilat komuna ka shpenzuar nga buxheti i vet rreth 200.000 euro. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat