Fabrika e parë e ndërtuar në Zonën e Lirë Industriale fillon prodhimin në muajin e ardhshëm

Mitrovica

Fabrika e parë e ndërtuar në Zonën e Lirë Industriale fillon prodhimin në muajin e ardhshëm

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 16:01
Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Besnik Beka, ka vizituar fabrikën e stiroporit

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Besnik Beka, ka vizituar fabrikën e stiroporit që është duke e ndërtuar Kompania “Bunjamiini”, në Zonën e Lirë Industriale në Frashër.

Pronari i Kompanisë, Afrim Shabani e njoftoi kryetarin Bahtiri me punën dhe investimet që janë bërë deri tash në ndërtimin e fabrikës, si dhe për përgatitjet që po bëhen për lëshuarjen e saj në prodhim.

“Marrë në tërësi, punët kryesore në ndërtimin e fabrikës janë kryer. Tani gjendemi na fazën e instalimit të teknologjisë, e cila është më moderne për prodhimin e stiroporit dhe më e shtrenjta. Krahas kësaj jemi duke i përgatitur edhe punëtorët që do të angazhohen në prodhim. Siç po e shihni, e kemi asfaltuar edhe oborrin e fabrikës dhe na kanë mbetur shumë pak punë për të rrumbullakuar tërë procesin. Jemi të bindur se në muajin e ardhshëm do të startojmë me prodhim”, ka thënë Shabani.

Ai me këtë rast falënderoi kryetarin Bahtiri për mbështetjen që Komuna i ka dhënë atij dhe bizneseve tjera për ndërtimin e fabrikave prodhuese dhe kapaciteteve tjera shërbyese në Zonën e Lirë Industriale, si administratën komunale për shërbimet e ofruara gjatë rregullimit të dokumentacionit.

Kryetari Bahtiri ishte i impresionuar me atë që pa, si jashtë, ashtu edhe brenda fabrikës. Ai e përgëzoi pronarin Shabani për investimin milionësh dhe punën që ka bërë deri tash në ndërtimin e fabrikës.

“Jam shumë i lumtur që po shoh tërë këtë teknologji moderne që së shpejti do të futet në prodhim. Ky është shembulli më i mirë i angazhimit të një kompanie për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe punësimin e të rinjve, prandaj kjo na motivon edhe neve që ët vazhdojmë ma ndarjen e trojeve të tjera në këtë zonë deh me krijimin e kushteve e lehtësirave tjera për ata që duan të investojnë. Unë ju falënderoj shumë për zbatimin me përpikëri të kontratës me Komunën dhe ju garantoj se edhe në të ardhmen do ta keni mbështetjen time dhe të Komunës në këtë drejtim”, tha kryetari Bahtiri.

Zona e Lirë Industriale ku është ndërtuar kjo fabrikë, ndodhet ën Frashër dhe ka një hapësirë prej 48 hektarësh për ata që duan të investojnë për realizimin e  projekteve të ndryshme. Deri tash tokë për ndërtimin e fabrikave kanë përfituar rreth 20 biznese, ndërkohë që ka edhe shumë të tjerë që janë të interesuar dhe së shpejto edhe ata do të jenë përfitues.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat