Komuna e Mitrovicës dhe “Help-i” nënshkruan marrëveshje për mbështetjen e mikro-bizneseve

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës dhe “Help-i” nënshkruan marrëveshje për mbështetjen e mikro-bizneseve

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 16:15
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes

Kryetari i komunës Agim Bahtiri, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Zhillimit Ekonomik  Nasuf Aliu,  kanë pritur në takim Shqipe Breznica, nga organizata “Help – Hilfe zur Selbsthilfe”, me të cilën kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit “Mbështetja e stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor”. Me këtë  marrëveshje parashihet që në vitin 2018 në Komunën e Mitrovicës do të përkrahen së paku 35 mikro-biznese.

Qëllimi i këtij  projektit është ngritja e kapaciteteve të grupeve të cenueshme në sferën ekonomike dhe shoqërore në  mënyrë që të ju krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri. 

Ndërsa objektiva e këtij projekti është zvogëlimi i nivelit të varfërisë në mesin e grupeve ekonomikisht të cenueshme.

 Vlen të theksohet se vlera mesatare e një grandi për një përfitues është 2.000,00 euro në formë të pajisjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat