Sulmohen sërish shqiptarët në Mitrovicë

Mitrovica

Sulmohen sërish shqiptarët në Mitrovicë

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 10:10
Mitrovicë

Tre të rinj shqiptarë, K.M. (1984), A.H. (2000) dhe V.F. (2000) janë sulmuar fizikisht nga persona deri tash të panjohur, me ç’rast njëri prej tyre ka marrë lëndime në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa, është trajtuar në spitalin e jugut të qytetit, bëjnë të ditur burime të Kp.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:40 në sheshin ‘Kral Petar’ në veri të Mitrovicës.

“Të rinjtë shqiptarë janë sulmuar mbrëmë nga së paku 10 persona, derisa po shëtitnin në shëtitoren ‘Kral Petar’ në veri të qytetit. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime në kokë dhe pjesë tjera të trupit, ndërsa dy të tjerët kanë arritur të ikin shpejt në pjesën jugore, përmes urës kryesore të Ibrit”, kanë thënë burimet.

Mësohet se viktima nuk ka qenë në gjendje të jap deklaratë para policisë, derisa dy shokët e tij kanë dhënë deklaratat e tyre rreth incidentit.

Sipas këtyre burimeve, dy nga të sulmuarit jetojnë përkohësisht në Gjermani, ndërsa personi i tretë është nga Vushtrria.

Policia e stacionit të veriurt në Mitrovicë po heton rastin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat