12 fermerë të Mitrovicës përfitojnë subvencione në pemëtari

Mitrovica

12 fermerë të Mitrovicës përfitojnë subvencione në pemëtari

Nga: Bota Sot Më: 23 gusht 2017 Në ora: 09:52
Pamje nga mbledhja e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rura

Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në krye me drejtor Nasuf Aliun,  realizoi projektin e radhës që është Subvencionimi i fermerëve me rrethojë dhe sistem të ujitjes në pemishte ekzistuese.

Në këtë projekt kanë përfituar 12 fermer, prej të cilëve 3 fermer përfitojnë rrethojë për pemishte ekzistuese, 9 fermer përfitojnë sistem të ujitjes për pemishte ekzistuese, ku vlera totale e projektit është 7,269.69 €. Po ashtu në këtë projekt me sistem të ujitjes mbulohen 6 ha me mollë dhe 0.2 ha me mjedër, kurse me rrethojë 1.2 ha me mollë 0.6 ha me mjedër dhe 0.1 me dredhëz.

 Me këtë rast kryetari Agim Bahtiri i uroi të gjithë fermerët për përzgjedhjen e tyre dhe i përgëzoi për punën e madhe qe po e zhvillojnë në aktivitetet e tyre bujqësore.

 “Jam shumë i lumtur që edhe sot jam në mesin e atyre që sigurojnë të hyrat e familjës nga puna që e bëjnë me mund dhe djers. Ne do të mundohemi që edhe në vazhdimësi të ju mbështesim me subvencione dhe këtë vetëm që të ju lehtësojmë punën dhe ju të keni përfitime të mëdha”, tha ndër tjera kryetari Bahtiri.

Gjithashtu anën tjetër drejtori Nasuf Aliu i uroi të gjithë përfituesit të cilët realizojnë të hyra familjare nga përkushtimi dhe puna e vazhdueshme e tyre që bëjnë. Me këtë rast ai tha se do të vazhdohet mbështetja e vazhdueshme e tyre me mundësitë dhe kapacitetet që kemi, ashtu që në të ardhmen mbështetja të jetë sa më e madhe.

“Për këtë vit interesimi i fermerëve për te punuar tokën është shumëfishuar në raport me vitin e kaluar dhe ky fakt na gëzon shumë, sepse bujqësia po faktorizohet dhe gradualisht po krijohen mundësi përfitimi dhe te hyrash për familjet”, përfundoi Aliu.

Ndërsa sa i përket vitit 2016, deri me tani nga këto projekte kane përfituar direkt mbi 18 raste, ndërsa vlera totale e projekteve që janë realizuar deri tani kanë përfshirë 16,888.29 € me një sipërfaqe prej 8.7 ha. Projektet e tilla janë në plan edhe në vazhdimësi dhe së shpejti projektet e reja do të rrisin akoma më tepër mundësinë për përfituesit e rinj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat