Ferati “godet” kandidaten e PDK-së: Po m’i “vjedh” idetë për Mitrovicën

Mitrovica

Ferati “godet” kandidaten e PDK-së: Po m’i “vjedh” idetë për Mitrovicën

Nga: Bota Sot Më: 28 gusht 2017 Në ora: 15:44
Fehmi Ferati

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Fehmi Ferati, ka thënë se e tërë dega e PDK-së në këtë komunë po merret me të.

Ferati në një postim në Facebook, ka shkruar se kandidatja e PDK-së, Valdete Idrizi ia ka vjedhur idenë për projektet e tij, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

“Një degë e tërë e PDK-së në Mitrovicë po merret me vetëm një kandidat për kryetar të VV-së! Unë jam në Durrës për dy ditë me familje dhe pak punë.

E kuptoj shqetësimin tuaj për rezultatin e 22 Tetorit dhe ju këshilloj të relaksoheni sepse jeta vazhdon edhe përtej angazhimeve në politikë.

Shqetësime kam edhe unë!

Para një muaji kandidatja juaj për kryetare e ka ditur që unë do kandidoj për kryetar komune në Mitrovicë me propozimin e VV-së! Unë i kam folur shumë dhe i kam prezentuar në besë shume ide dhe projekte për qeverisjen e Mitrovicës ndërkohë po vërej detaje të ideve dhe projekteve te mija po megjithatë si zemërgjerë qe jam…

“Me t’hallall pasi që janë për Mitrovicën tonë”/BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat