Idrizi: Unë do t’ia kthej namin qytetit të minatorëve

Mitrovica

Idrizi: Unë do t’ia kthej namin qytetit të minatorëve

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 20:06
Valdete Idrizi

(E plotësuar) - Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur fushatën e ditës së sotme me një tubim në Mitrovicë.

Në vendlindjen e tij kryetari i PDK-së, Kadri Veseli theksoi se do të punojnë gjatë katër viteve të ardhshme për të mirën e qytetarëve dhe Mitrovicës, për zhvillimin ekonomik të saj, për t’ia kthyer dinjitetin dhe krenarinë që e ka pasur dikur ky qytet.

Veseli: Mitrovicën tonë ta bëjmë një qytet siç ka qenë çdoherë të bashkuar

“Do të punojmë me modesti, siç e kemi zakon ne mitrovicasit, për të mirën e vendit, çdo ditë për qytetarët tanë, në mënyrë që t’i kthejmë dinjitetin qytetit, i cili ka qenë krenari e zhvillimit ekonomik, i cili ka qenë krenari e kulturës dhe edukimit në një kohë. Tani vërtetë, jo për fajin e qytetarëve, por për shkak, të rrethanave të cilat të gjithë i dimë, ende lëngon nga pengesat dhe mungesat, të cilat ne të gjithë së bashku të vendosur, do të arrijmë, që Mitrovicën tonë ta bëjmë në rend të parë, një qytet siç ka qenë çdoherë të bashkuar dhe ta bëjmë një qytet, i cili është i zhvilluar, një qytet universitar, një qytet ku secili respekton secilin”, ka theksuar Veseli.   

 Ai premtoi që në mandatin katër vjeçar të kryetares Valdete Idrizi do të shtrohen rrugët në të gjitha lagjet dhe vendbanimet e Mitrovicës, po ashtu do të ketë shërbim shëndetësor cilësor.

Veseli po ashtu premtoi se do të realizohen të gjitha projektet që janë paraparë në programin e saj zhvillimor.

Ndërsa kandidatja për kryetare të komunës nga radhët e PDK-së Valdete Idrizi i ka garantuar qytetarët e Mitrovicës se do do t’ia kthejë namin që kishte qytetit të saj.

Ajo ka premtuar se Mitrovica më nuk do të jetë qyteti më i varfër në Kosovë.

 Idrizi: Qeverisjen do ta sjellë afër qytetarëve

“Unë tashmë i kam garantuar qytetarët e Mitrovicës, po ju garantoj edhe juve se gjatë qeverisjes time katër vjeçare do të jetë një qeverisje e përgjegjshme, efikase, një qeverisje e suksesshme. Do ta sjell qeverisjen lokale afër jush qytetarë të Mitrovicës, do ta bëjë këtë me një transparencë të lartë dhe nivel të lartë të përgjegjshmërisë, duke mbledhur njerëzit me të mirë që ka Mitrovica, profesionistët që kanë një vizion të qartë se kah duhet të shkojmë, kah është zhvillimi i Mitrovicës. Kjo do të bëhet duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë pa e lënë asnjë njeri anash. Qytetarët e Mitrovicës do të dinë se si shpenzohet paraja publike, do të dinë se ku shpenzohet paraja publike, do të dinë se cilat janë pronat publike dhe si jepen ato në shfrytëzim. Hapi i parë që do ta bëj do të jetë themeli mi i zyrës qendrore për zhvillim ekonomik që do të udhëhiqet nga profesionist të fushës së zbatimit, dizajnimti në fushën e projekteve që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal....të jeni të sigurt se Mitrovica nuk do të jetë më vendi më i varfër në Kosovë, nuk e meritojnë qytetarët e Mitrovicës, as ne nuk e meritojmë që të jemi kaq mbrapa. Mitrovica nuk do të jetë më qytet i stagnimit por i perspektivës dhe qytet i zhvillimit. Qytet me dinjitet, me krenari ashtu siç kemi qenë gjithherë”, tha ajo.

 Ajo tha se Mitrovica nuk do të jetë asnjëherë siç ka qenë, pasi siç tha Idrizi ka ardhë koha e ndryshimeve duke mos harruar të kritikojë qeverisjen e kryetarit aktual Agim Bahtiri.

Idrizi tha se e ka borxh që vendlindjes së saj t’ia kthej dinjitetin që ka pasur.

Idrizi: Si bijë e minatorit ia kam borxh t’ia kthej dinjitetit qytetit

 Unë e kam borxh si bijë e minatorit që tia kthej Mitrovicës atë dinjitet që e ka pas gjithherë aty ku e ka nisë minatori i nëntokës ku e ka nisë babai im dhe baballarët tjerë”, tha Idrizi.

 Idrizi premtoi ndërtimin e parqeve dhe kopshteve për fëmijë, bibliotekave të reja, qendrave  sportive.  Ajo nuk ka harruar që ta lavdërojë punën e ish-kryetarit të Mitrovicës Avni Kastratit dhe kryetarit të ndjerë Bajram Rexhepi.

PDK gjatë ditës ka qëndruar edhe në Podujevë në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale.

Valdete Idrizi premton zhvillimin e Mitrovicës

Kandidatja për kryetar të komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi, është zotuar se gjatë qeverisjes së saj Mitrovica nuk do të jetë vend i stagnimit, por i zhvillimit dhe qytet aktiv.

PDK ka prezantuar sonte kandidaten për kryetare të Mitrovicës Valdete Idrizi dhe kandidatët për asamble komunale.

Kandidatja e PDK-së, Valdete Idrizi, ka thënë se tashmë ndryshimi për komunën e Mitrovicës ka filluar dhe ka garantuar qytetarët e Mitrovicës, se qeverisja e saj do të jetë e përgjegjshme dhe do ta sjellë qeverisjen tek qytetarët.

Idrizi theksoi se qeverisja e saj do të jetë transparente dhe se qytetarët e Mitrovicës do të dinë se si shpenzohet paraja publike. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat