Kandidatja e PDK-së në Mitrovicë premton lehtësira për bizneset

Mitrovica

Kandidatja e PDK-së në Mitrovicë premton lehtësira për bizneset

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 13:23
Fushata e PDK ne Mitrovicë

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka premtuar lehtësira për të gjitha bizneset, si një mënyrë për krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimit ekonomik.

Për t’u njohur me sfidat me të cilat ata përballen pretendetja për postin e të parës së Mitrovicës ka realizuar vizita nëpër biznese të ndryshme nëpër qytet e shoqëruar nga kryetari i Degës së PDK-së, Avni Kastrati.

Ajo ka dëgjuar shqetësimet e atyre që kanë biznese të vogla dhe të mesme në Mitrovicë, në mënyrë që në periudhën më të shkurtër kohore pas marrjes së mandatit të filloj bashkëpunimin me ta.

“Bashkërisht do të analizojmë dhe zbatojmë praktikat më të mira sa i përket lehtësirave që mund të ofroj komuna për bizneset”, tha ajo.

Idrizi ka takuar edhe qytetarë të shumtë të rastit nëpër qytet, me shumë prej të cilëve ka pasur bashkëbisedim të sinqertë. Ajo ka marrë mbështetje prej tyre si një kryetare që pritet të bëj kthes pozitive në qytetin e minatorëve.

E shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, ajo ka vizituar edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat