Limaj në Mitrovicë: Intelektualë, ngrihuni në këmbë për qytetin e juaj

Mitrovica

Limaj në Mitrovicë: Intelektualë, ngrihuni në këmbë për qytetin e juaj

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 17:36
Tubimi elektoral në qytetin e Mitrovicës

(E plotësuar) - Nisma për Kosovën ka mbajtur sot tubim elektoral në qytetin e Mitrovicës. Kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj tha se tani është koha për një fillim të ri, e ky fillim është Nisma dhe kandidati Qazim Shala kryetar i komunës së Mitrovicës.

Sipas tij, Mitrovica duhet të kthehet në një qytet që ofron dhe bashkon. Ai potencoi se Nisma është vizion i së ardhmes, ndërsa ka ftuar intelektualët mitrovicas të ngrihen në këmbë për t’i dhënë një mundësi të re komunës së tyre.

Limaj: Mitrovica është lodhur nga mashtrimet dhe premtimet

“Mitrovica është lodhur nga mashtrimet dhe premtimet e rrejshme. Është koha me bë një nisje dhe nisja është Nisma dhe Shala kryetar. Mitrovica duhet të kthehet në një qytet që ofron dhe bashkon. Koha jonë po vjen. Ky vizion me energji pozitive, ky vizion ku nuk e dallon qytetarin e vet, e bashkon dhe e ofron, ky vizion që del nga zemra, bindja dhe jo nga fjalët e shkruara, është vizion i së ardhmes, i vendit tonë, dhe unë shfrytëzoj rastin t’i bëjë thirrje intelektualëve të Mitrovicës, ngrihuni në këmbë për qytetin e juaj, ngrihuni në këmbë për komunën e juaj dhe mos e ulni kokën, mos e ktheni shpinën duke parë keq qytetin e juaj, mos ju ikni punëve që ju duhet me i zgjidhë, bashkohuni sepse është koha me u bashku dhe me i dhënë një mundësi të re komunës së Mitrovicës”, ka thënë Limaj.

Ndërsa, kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e Nisma, Qazim Shala, ka prezantuar programin e tij qeverisës prej 50 pikave, ndër të cilat ka potencuar zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, zhvillimin e sektorit për kulturë, rini, sport etj. Ai tha se qyteti i Mitrovicës dikur ishte krenaria e vendit dhe më gjerë, ndërsa sot është shndërruar në qytetin më të varfër të Kosovës.

Shala: Mitrovica qytet i padëshirueshëm edhe për vetë mitrovicasit

“Mitrovica ka qenë krenaria e Kosovës, ish-Jugosllavisë, Evropës dhe me disa elemente ka qenë e njohur historikisht. E sot qyteti më i varfër i Kosovës, qytet me shumë probleme rreziqe dhe me një konstatim se ky qytet është bërë i padëshirueshëm edhe për vetë qytetarët e Mitrovicës, por gjithashtu edhe për qytetarët e Kosovës. E pabesueshme për mjerisht e vërtetë", theksoi Shala.

Qazim Shala prezanton programin e tij qeverisës prej 50 pikave për Mitrovicën

Nisma për Kosovën ka mbajtur sot tubim elektoral në qytetin e Mitrovicës. Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e Nisma, Qazim Shala ka prezantuar programin e tij qeverisës prej 50 pikave, ndër të cilat ka potencuar zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, zhvillimin e sektorit për kulturë, rini, sport.

“Mitrovica ka qenë krenaria e Kosovës, ish-Jugosllavisë, Evropës dhe me disa elemente ka qenë e njohur historikisht. E sot qyteti më i varfër i Kosovës, qytet me shumë probleme rreziqe dhe me një konstatim se ky qytet është bërë i padëshirueshëm edhe për vetë qytetarët e Mitrovicës, por gjithashtu edhe për qytetarët e Kosovës. E pabesueshme për mjerisht e vërtetë", ka thënë Shala.

Image
Tubimi elektoral në qytetin e Mitrovicës
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat