Bahtiri takohet me përfaqësues të lartë të KFOR-it

Mitrovica

Bahtiri takohet me përfaqësues të lartë të KFOR-it

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 16:21
Takimi i Bahtirit me KFOR-in

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur të enjten komandantin e Batalionit Rajonal të KFOR-it për Veriun e Kosovës, Colonel Schuler Martin , i cili ishte i shoqëruar me komandantin e ardhshëm Colonelin Fischer, me  ç’rast kanë biseduar fillimisht për  situatën e përgjithshme të sigurisë që po mbretëron në qytetin e Mitrovicës,  duke vazhduar më pas edhe me njoftimin  për detyrën e re të cilën shumë shpejt në mënyrë zyrtare do t’ia dorëzoi Colonelit të ri Fischer.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, pasi e ka falënderuar komandantin e KFOR-it , për kontributin  e tij  dhe të ushtarëve të tij për Mitrovicën, ka thënë se falë angazhimit të drejtuesve të komunës dhe mbështetjes të pa rezervë të KFOR-it dhe institucioneve tjera vendore dhe ndërkombëtare, situata e sigurisë në komunën e Mitrovicës, është shumë më e mirë dhe ka shkuar drejt një stabilizimit të plotë.

Po ashtu kryetari Bahtiri,  i urojë mirëseardhje Colonelit të ri Fischer duke e përgëzuar atë për detyrën e re , ai shtoj se meqë qëllimi ynë është i përbashkët ta shohim Mitrovicën e bashkuar shpresoj dhe besoj që shumë shpejt do ta arrijmë edhe këtë gjë.

Në anën tjetër edhe Komandanti i ri Colonel Fischer, theksoj se  stabilizimi i plotë i gjendjes së sigurisë në qytetin e Mitrovicës dhe krijimi i kushteve për lëvizje e qarkullimit të lirë  do të jetë kusht për ti   përmirësuar  raporteve ndëretnike, andaj do të punojmë sërish së bashku në mënyrë që të kemi një  zhvillim të mirëfilltë ekonomik dhe  ta  përmirësojmë dukshëm   cilësinë e jetës së qytetarëve  këtu.

Në fund Koloneli në ikje Martin Schuler, në shenjë falënderimi i dhuroi kryetarit Bahtiri një dhuratë me simbolet e Batalionit të tyre duke shprehur mirënjohje për bashkëpunim të mirëfilltë, po ashtu edhe kryetari Bahtiri i dhuroi përfaqësuesit të KFOR-it,  një dhuratë me simbole të qytetit të Mitrovicës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat