Agim Bahtiri: Për katër vjet nuk kam shpenzuar asnjë cent

Mitrovica

Agim Bahtiri: Për katër vjet nuk kam shpenzuar asnjë cent

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 18:29
Momenti kur Agim Bahtiri e tregon gjendjen e llogarisë së tij bankare

Kryetari aktual i Mitrovicës dhe kandidati i sërishëm për këtë qytet nga AKR-ja, Agim Bahtiri, ka treguar se nuk e ka shpenzuar asnjë cent të kartelës bankare që i takon si kryetar.

Madje, Bahtiri për të dëshmuar një gjë të tillë ka sjellë edhe fakte në Magazina Lokale.

Para kamerave televizive ai ka paraqitur gjendjen bankare nga kartela zyrtare për të dëshmuar se është “zero”.

“Kartela e kryetarit të Mitrovicës është zero-zero. Prej ardhjes sime deri sot është krejtësisht zero-zero”.

“Të gjtihë muajt që janë 45 muaj deri më tani – janë të dhënat e sakta për çdo muaj nga banka se si është situata bankare dhe kjo është dëshmi e fuqishme që kam ardhur të punoj pa asnjë cent”.

Bahtiri ka treguar edhe se ku ka shkuar paga e tij prej kryetari të Mitrovicës.

“Pagën iu kam dhuruar studentëve”.

“I dua dhe ju uroj sukesese. Sepse kur të kemi arsim më të mirë, kemi edhe mirëqenie më të mirë”.

Agim Bahtiri tregon se si paga e tij ka kaluar tek xhirollogaritë e studentëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat