Kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi gjatë vizitës që ka zhvilluar sot në Iliridë, ka theksuar se Mitrovicës do t'ia kthejë punën, perspektivën dhe ligjin.
“Mitrovica ka nevojë për një personalitet të shquar, të njohur ndërkombtarisht për profilin e saj human, të përkushtuar për qytetarin dhe të vendosur për zbatimin e ligjit. E tillë është Valdete Idrizi.
Në Iliridë, në takim me qytetarë, ritheksova se Mitrovicës do t'ia kthej punën, perspektivën dhe ligjin, vetëm Valdete Idrizi, e dëshmuar në çdo aktivitet të dobishëm për komunitetin.
Ajo sjell ndryshimin, me Forcën e ndryshimit”, shkruan Idrizi në Facebook.