AKR-ja në Mitrovicë ka deklaruar që gjashtë fletëvotime mungojnë apo janë nxjerrë nga qendrat e votimeve në këtë komunë.
Një mungon në qendrën e votimit te Tynelli i Parë, dy tek shkolla e fshatit në Kaqandoll, 2 në vendvotimin shkolla “Avdullah Shaban” dhe dy të tjera në qendrën më të madhe të votimit në Mitrovicë shkollën “Migjeni”.
Kandidati i AKR-së për këtë komunë, Agim Bahtiri, ka bërë thirrje për prokurorinë që të hetojnë këto raste.
Ndërsa i kontaktuar nga media, Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zahiti, ka thënë që nuk ka ndonjë informacion lidhur me këtë.
Ai ka konfirmuar vetëm një rast, ku është intervistuar një person nga fshati Kaqandoll për asgjësim të listave të votuesve.