Pasi del i katërti në Mitrovicë, Fehmi Ferati ‘godet’ PDK-në e AKR-në

Mitrovica

Pasi del i katërti në Mitrovicë, Fehmi Ferati ‘godet’ PDK-në e AKR-në

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 21:11
Fehmi Ferati

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Mitrovicës, Fehmi Ferati, pasi u rangua i katërti nga rezultati i Exit Poll-it, tha se këto rezultate nuk janë gjithmonë të sakta.

Ai me këtë rast, nuk la pa kritikuar dy partitë që shkuan në balotazh, PDK-në e AKR-në, me ç’rast konsideruar se këto dy parti kanë blerë votat.

“Personalisht mendoj që Exit Poll-et nuk janë gjithnjë të sakta. Nuk ka matematikë që e shjegon që një subjekt nga subjekti i parë kalon në të katërtin”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, është shprehur i vendosur se dy partitë që do të shkojnë në balotazh (PDK e AKR), i kanë blerë votat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat