LDK nuk e mbështet Agim Bahtirin në Mitrovicë

Mitrovica

LDK nuk e mbështet Agim Bahtirin në Mitrovicë

Nga: A.M. Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 23:11
Agim Bahtiri gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me nëntë nëndegët kryesore të LDK-së në këtë komunë.

Kryetar i nëndegës së LDK-së në Tunelin e Parë dhe të Zasellës në Mitrovicë, Afrim Neziri ka reaguar pas nënshkrimit të koalicionit me kandidatin e AKR-së për kryetar të kësaj komune Agim Bahtirin.

Neziri ka shkruar në Facebook se distancohet nga ky koalicion dhe se ndihet i tradhtuar nga kjo marrëveshje me AKR-në.

Postimi i plotë:

Unë Afrim Neziri, kryetar i nëndegës së LDK-së në Tunel të Parë dhe Zasellë, distancohem nga koalicioni me Agim Bahtirin.

Unë jam tradhtuar dhe nuk kam qenë i vëmendshëm se ajo marrëveshje po bëhej në kundërshtim me qëndrimin e degës.

Unë qëndroj prapa vendimit të kryesisë së degës për të qëndruar neutral në balotazh.

Me respekt Afrim Neziri – Kryetar i nëndegës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat