Vazhdojnë telashet në Zhabar të Mitrovicës

Mitrovica

Vazhdojnë telashet në Zhabar të Mitrovicës

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 17:33
Zgjedhjet në Kosovë

Kanë vazhduar telashet në shkollën “Shaban Idrizi” në Zhabar të Mitrovicës.

Një person atje ka tentuar që të votojë me letërnjoftim me afat të skaduar dhe për këtë është dashur ndërhyrja e policisë.

Policia e Kosovës po në këtë qendër votimi më herët ka shoqëruar në ambiente policore një qytetar pasi në xhepin e tij është gjetur një mostër e një fletëvotimi.

Ndaj tij janë zhvilluar procedurat e rregullta në këto situata, ndërsa rasti është trajtuar nga prokurori i caktuar për të proceduar lëndët që lidhen me procesin zgjedhor në këtë komunë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat