Mbyllen qendrat e votimit në Mitrovicë

Mitrovica

Mbyllen qendrat e votimit në Mitrovicë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 19:16
Ilustrim

Janë mbyllur pothuajse të gjitha qendrat e votimit sonte në ora 19:00 në qytetin e Mitrovicës, për balotazhin e zgjedhjeve lokale.

Tre persona janë shoqëruar në polici, ndërsa nuk ka pasur parregullsi të theksuara që kanë përshkuar ditën e sotme në këtë komunë.

Sipas përfaqësuesve të DNV-së për rajonin e Mitrovicës, dalja e qytetarëve në votime deri në ora 17:00 ka qenë 32.7 për qind. Në disa qendra edhe pse janë mbyllur dyert, vazhdohet të votohet brenda tyre për shkak të numrit të madh të votuesve të cilët kanë dalë në orët e vona të mbrëmjes. Ndryshe, në gjithsej 28 qendra të votimit të kësaj komune, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote ka qenë mbi 79 mijë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat