Reshitaj: Këto projekte do të realizohen në Mitrovicë

Mitrovica

Reshitaj: Këto projekte do të realizohen në Mitrovicë

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 16:05
Pamje nga takimi Reshitaj-Bahtiri

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj është pritur në takim nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri.

Ministrja Reshitaj ia dorëzoi kryetarit Bahtiri listën e projekteve që Ministria e saj do t’i realizojë në vitin 2018 e që janë: Kopshti Botanik; Ujësjellësi Shipol-Brus; Kanalizimi dhe ujësjellës të tjerë; Kanalizimi në Frashër, Rregullimi i shtratit të lumit Ibër; Rregullimi i shtratit të lumit Sitnicë dhe Ndërtimi i shtëpisë së peshkatarëve në liqenin akumulues në Suhadoll.

Përveç këtyre projekteve, Reshitaj tha se ministria e saj në bashkëfinancim me Komunën do të realizojnë  edhe këto projekte: Fuqizimi i inspektoratit; Menaxhimi i mbeturinave dhe Krijimi i zonave të reja të gjelbëruara.

Kryetari Bahtiri, e falënderoi Reshitajn për mbështetjen.

“Unë ju falënderoj shumë për interesimin e jashtëzakonshëm që po tregoni për Mitrovicën dhe qytetarët e saj”.

“Ne jemi mirënjohës që ju si drejtuese e MMPH-së keni vlerësuar se Mitrovica ka nevojë për mbështetje dhe keni marrë vendim që të realizoni një numër të madh të projekteve”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat