Mbyllet panairi dimëror në Mitrovicën

Mitrovica

Mbyllet panairi dimëror në Mitrovicën

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 10:55
Panairi dimëror

Panairi dimëror mbyllet sot në ora 14:00, në Mitrovicë.

Për tri ditë radhazi, ishin 40 biznese vendore nga shtatë komuna në rajonin e Mitrovicës, që prezantuan mallin e tyre nga industria ushqimore e deri tek zejet dhe punimet artizanale. 

Ky panair ishte organizuar nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA), si pjesë e projektit "Mbështetje për Zhvillimin Ekonomik Rajonal" të financuar nga BE-ja dhe të menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Panairi iu ofroi mundësi ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe bizneseve fillestare që t’i promovojnë produktet e tyre, t’i avancojnë nismat për komunikim dhe marketing dhe t’i lehtësojnë shkëmbimet biznes me biznes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat