Pjesëtarit të stafit civil të policisë i konfiskohet vetura - Bota Sot
Pjesëtarit të stafit civil të policisë i konfiskohet vetura

Mitrovica

E martë, 16 tetor 2018

Pjesëtarit të stafit civil të policisë i konfiskohet vetura

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 14:40
Mitrovica e Veriut

Një pjesëtari të stafit civil në Policinë e Mitrovicës i është konfiskuar sot vetura.

Vetura sot i është konfiskuar një pjesëtari të stafit civil të policisë në Mitrovicë, ngase ishte e padoganuar.

Lajmin për konfiskimin e kësaj makine e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti.

“Policët e kanë ndaluar dhe e kanë dërguar në doganë veturën e zyrtarit te stafit civil te policisë”, tha Zahiti.

Edhe zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci e konfirmoi konfiskimin.

“Vetura është ndaluar në Doganën e Kosovës dhe po vazhdojnë procedurat e mëtutjeshme”, tha Stavileci.

KALLXO merr vesh se bëhet fjalë për personin me iniciale Q.I i cili është nga veriu i Mitrovicë po që punon në policinë e Kosovës ne jug.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test