Hajdari: Në veri të Mitrovicës sot lirohen pronat e uzurpuara - Bota Sot
Hajdari: Në veri të Mitrovicës sot lirohen pronat e uzurpuara

Mitrovica

E mërkurë, 24 tetor 2018

Hajdari: Në veri të Mitrovicës sot lirohen pronat e uzurpuara

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 15:09
Ekrem Hajdari

Mbi 61 milionë euro është vlera totale e shitjeve që Agjencia Kosovare e Privatizimit ka bërë gjatë vitit që po lëmë pas .

Kështu tha drejtori menaxhues në AKP Ekrem Hajdari, në konferencën e fundit për këtë vit.

Hajdari në këtë konferencë ka përmendur si sukses lirimin e objekteve të uzurpuara.

Madje Hajdari tha se pkërisht sot do të zhvillohet një aksion në veri të Mitrovicës për lirin e aseteve të AKP-së të uzurpuara nga banorët serbë të saj ane.

Hajdari: Sot zhvillohet një aksion në veri për lirimin  pronave të uzurpuara

“Sot përderisa po flasim me gjasë kolegët tanë nga terreni, konkretisht në zyrën rajonale të Mitrovicës janë  në bashkëpunim me policinë duke planifikuar edhe aksionin e fundit për këtë vit për të liruar edhe disa asete të cilat kanë mbetur 3-4 të fundit në veri të Mitrovicës. Ngase ne në bazë të informatave që kemi besojmë që ky numër do të arrij edhe në zero. Do të eliminohet e gjithë lista e uzurpatoreve shumica e uzurpatorëve serb që kanë shpreh dëshirën më në fund që të ulen dhe të nënshkruajnë kontrata për qiramarrje me AKP-në”, tha Hajdari.

Duke e quajtur vitin që po lëmë pas si shumë të suksesshëm Hajdari ka përmendur se përveq në gusht cdo muaj ka pas një valë të shitjes përmes tenderit publik dhe një valë e cila ka mbetur pezull, e cila sipas tij do të jetë kështu deri në një sinjal nga Qeveria.

Hajdari: Kemi realizuar 61 milionë euro mjete nga shitja gjatë viti 2017

“Përgjatë këtyre 11 valëve ne kemi ofruar për shitje afër 1 mijë asete për të cilat ne kemi marrë mbi 2 mijë oferta dhe kjo shënon rekord këtë vit dhe se viteve të kaluara nuk ka qenë ky interesim siç ishte në vitin 2017-të. Vlera e gjithmbarshme e aseteve të ofruara për shitje ka arrit edhe vlerën rekorde 61 milionë euro në vitin 2017. Dhjetori vala e fundit ka qenë mjaft e theksuar për nga vlera dhe këtë e ka bërë të veçante fakti që në kuadër të 120 aseteve të cilat i kemi ofruar për shitje ne i kemi pranuar 371 oferta “,  tha Hajdari.

Drejtori menaxhues në AKP tha se kanë arritur  të rrisin vlerën  aseteve të cilat i kanë ofruar për shitje ku sipas tij gjatë periudhës 2002-2010 mesatarja për një ari tokë ka qenë diku rreth 35 euro ndërsa në dy vitet e fundit kanë  arrit që këtë mesatare ta dhjetëfishojnë.

Hajdari tha se kjo vlen njëjtë edhe për  objektet edhe aty sipas tij,  vlera prej 600 euro për metër katror sa ka qenë tash është mbi 1 mijë euro metri katror.

Drejtori Hajdari tha se gjatë vitit 2017 kanë arritur që të vendosin në likuidim 50 ndërmarrje shoqërore.

Sipas tij 997 kërkesa kreditore janë parashtruar, ku  987 janë shqyrtuar nga Dhomën e Posaçme, ku siq tha Hajdari  këtë vit si rezultat i shqyrtimit të kërkesave ka marrë vendime finale për likuidimin dhe mbylljen e 5 ndërmarrjeve shoqërore. Ndërsa përgjatë vitit tha se janë paguar për kreditorë mbi 6.7 milionë euro.

Ndërsa një pjesë tjetër që nuk i përgjigjen kësaj ftese do të lirohen përmes asistencës së policisë së Kosovës.  Përveç lirimit të uzurpimeve tha se kanë arrit që gjatë vitit të identifikojnë edhe 36 asete të reja të cilat nuk kanë qenë në regjistrat e AKP-së. Po ashtu tha se 10 mijë punëtore kanë përfituar nga shpërndarja e 20 përqindëshit.

Hajdari: Kemi shpërndarë  9.5 milionë euro për ish punonjësit e NSH-ve

36 asete të cilat janë vu nënë administrim të AKP-së , dhe tanimë për to veç zhvillohet procese. Tjetër fakt që e karakterizon këtë vit të suksesshëm është edhe kontratave të cilat i përmbyllim ne këtë vit. Ne kemi arrit që t’i përmbyllim mbi 206 kontrata. Vlera e gjitha këtyre kontratave prapë shënon një shifër rekorde gjegjësisht vlerën prej 27 milion euro .Janë paguar mbi 10 mijë e 200 punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore e që ka kap shifrën e shpërndarjes mbi 9 milion e gjysmë euro”, tha Hajdari.

Ai ka thënë se sfidë mbetet që të vazhdojnë me punë dhe volumin e punës së AKP-së  të vitit 2017.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test