Isufaj ka vizituar Prokurorinë Themelore të Mitrovicës

Mitrovica

Isufaj ka vizituar Prokurorinë Themelore të Mitrovicës

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 14:46
KPK

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj dhe drejtori i Sekretariatit, Lavdim Krasniqi, sot kanë vizituar Prokurorinë Themelore të Mitrovicës me ç ‘rast janë takuar me kryeprokurorin Shyqyri Syla dhe prokurorët e dy komuniteteve të kësaj prokurorie.

Kjo vizitë e cila është zhvilluar pas integrimit të sistemit prokurorial të Kosovës në veri të Mitrovicës, ka pasur për qëllim njoftimin nga afër me punët, kushtet, synimet dhe sfidat e kësaj prokurorie.

Me këtë rast, kryesuesi Isufaj ka thënë së Këshilli Prokurorial i Kosovës është i përkushtuar në krijimin e kushteve për punë në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, por sipas tij, do të përcjellin edhe rezultatet e kësaj prokurorie.

Kryesuesi Isufaj po ashtu ka thënë se Këshilli Prokurorial i Kosovës do të vazhdojë punën në krijimin e gjitha kushteve të prokurorive të Kosovës me qëllim të ngritjes së efikasitetit në luftë kundër krimit, korrupsionit dhe dukurive tjera kundër ligjore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat