Drejtoresha e Shëndetësisë viziton fëmiun e parë të lindur në 2018 në Mitrovicë - Bota Sot
Drejtoresha e Shëndetësisë viziton fëmiun e parë të lindur në 2018 në Mitrovicë

Mitrovica

E hënë, 22 tetor 2018

Drejtoresha e Shëndetësisë viziton fëmiun e parë të lindur në 2018 në Mitrovicë

Më: 1 janar 2018 Në ora: 23:07
Erseka Hasanaj Barani, mbrëmë në natën e ndrrimit të moteve ka realizuar një vizitë në repartin e Emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë

Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, mbrëmë në natën e ndrrimit të moteve ka realizuar një vizitë në repartin e Emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë ku është pritur nga Vllaznim Hoti ud I Drejtorit të QKMF, nga kryeshefi i departamentit të mjekësisë familjare Dr Sami Kurti me bashkëpunëtorë.

Drejtoresha Hasanaj fillimisht e uroi personelin mjekësor për një vit të suksesshëm dhe të mbarë, njëkohësisht ajo iu ka ofruar mbështetje stafit mjekësor dhe kërkoi nga ata që edhe në këto ditë festive qytetarëve t’I ofrohen shërbimet e duhura.  Drejtoresha Hasanaj mori zotime se personeli mjekësor përpiqen dhe janë te gatshëm gjithnjë t’I ofrojnë shërbimet qytetarëve në kohen e duhur, ndërsa pacientët e rastit u shpreshen të jenë shumë të kënaqur me stafin dhe shërbimet e ofruara në QKMF në Mitrovicë.

Znj Hasanaj Barani u njoftua me punën e mbrëmshme të të gjithë personelit mjeksor dhe shftyëzoi rastin që ne emer të gjithë qytetarëve të Mitrovicës t’i falenderoje për punën e jashtëzakonshme dhe profesionale që ata kanë bërë gjatë gjithë vitit.

Poshtu sot, e shoqëruar nga kryeinfermierja Rukie Pllana drejtoresha Erseka Barani vizitoi nënën qe lindi fëmijen e parë në vitin 2018 ne repartin e Gjinekologjisë ne Mitrovicë, duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe të lumtur vajzes se sapolindur dhe nënës gjithashtu.

Në fund drejtoresha Hasanaj shfrytëzoi rastin që të gjithë qytetarëve t’i urojë festen e vitit të ri, duke iu dëshiruar një vit të mbarë me plot shëndet dhe lumturi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test