Këta janë 14 drejtorët e emëruar nga Agim Bahtiri, 10 prej tyre të rinj - Bota Sot
Këta janë 14 drejtorët e emëruar nga Agim Bahtiri, 10 prej tyre të rinj

Mitrovica

E diel, 21 tetor 2018

Këta janë 14 drejtorët e emëruar nga Agim Bahtiri, 10 prej tyre të rinj

Më: 8 janar 2018 Në ora: 13:51
Kurti dhe Bahtiri

Kryetari i rizgjedhur i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka emëruar drejtorët e rinj të drejtorive komunale, të cilët do ta përbëjnë kabinetin e tij qeverisës.

Veriu ka mësuar emrat e 14 drejtorëve të emëruar, ku vetëm tre prej tyre iu është vazhduar mandati, Sami Zekës, Musa Dragajt dhe Egzon Jasharit, përderisa Tafil Peci është riemëruar drejtor, edhe pse në fund të vitit 2016 kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pasi që LDK-ja ishte larguar nga koalicioni, ndërsa 10 drejtorët e tjerë janë emra të rinj të cilët nuk kanë qenë pjesë e kabinetit të drejtorëve në mandatin e kaluar.

AKR do të udhëheq me pesë drejtori, VV me katër drejtori, LDK me dy, NISMA me një, AAK me një dhe një drejtor është i pavarur.

Në balotazh kryetari Agim Bahtiri nuk kishte koalicion me AAK-në, pasi që kandidati për kryetar i kësaj partie kishte lidhur me kandidaten e PDK-së për kryetare, mirëpo pas marrjes së mandatit të ri, AAK-ja ka lidhur koalicion me AKR-në, ku edhe është bërë pjesë e qeverisjes me një drejtori.

Jashtë kabinetit qeverisës ka mbetur vetëm PDK-ja, e cila është dobësuar edhe më shumë pas përfundimit të zgjedhjeve pasi që ka mbetur edhe pa tre asambleistë, të cilët i ka përjashtuar nga grupi parlamentar, me arsyetim se po bashkëpunojnë me kryetarin Agim Bahtiri. Në mandatin e kaluar PDK kishte 14 asambleistë, ndërsa në këtë mandat i ka fituar vetëm 11, por që me largimin e tre prej tyre, ka mbetur vetëm më 8 asambleistë.

Këta janë drejtorët:

Hysen Muzliukaj – Drejtoria për Administratës së Përgjithshme (Vetëvendosje)

Erseka Hasanaj Barani – Drejtoria për Shëndetësi (AKR)

Iset Beka – Drejtoria për Arsim (AKR)

Shukri Gashi – Drejtoria për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim (Vetëvendosje)

Sami Zeka – Drejtoria për Planifikim dhe Urbanizm (AKR)

Naser Muja – Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë (AKR)

Ekrem Sadiku – Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (Vetëvendosje)

Hysni Ahmeti – Drejtoria për Inspeksion (NISMA)

Musa Dragaj – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim

Tafil Peci – Drejtorja për Kulturë, Rini dhe Sport (LDK)

Bekim Muja – Drejtoria e Prokurimit (LDK)

Asllan Isufi – Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit (AAK)

Egzon Jashari – Drejtorja për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë (AKR)

Nazan Kërveshi – Drejtora për Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenie Sociale (Vetëvendosje)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test