Punëtori lëndohet rëndë në vendin e punës në Mitrovicë

Mitrovica

Punëtori lëndohet rëndë në vendin e punës në Mitrovicë

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 18:19
Ilustrim

Një punëtor është lënduar rëndë teksa ishte duke punuar në një punishte betoni.

Rasti ka ndodhur sot pasdite në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për KALLXO.com se dyshimet e para janë se viktima është lënduar nga një vinç.

“Në orët e pasdites është raportua se një person i lënduar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Personi ishte lënduar në vendin e punës në një firmë të betonit. I lënduari është dërguar më pas në QKUK”, tha Zahiti.

Zëdhënësi i Policisë tregoi se rasti po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Lidhur me këtë rast Policia ka intervistuar disa punëtorë të tjerë në atë punishte.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat