Kurti viziton Mitrovicën - Bota Sot
Kurti viziton Mitrovicën

Mitrovica

Kurti viziton Mitrovicën

Nga: A.M. Më: 7 mars 2018 Në ora: 17:50
Pamje nga vizita

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti se bashku me deputetin Xhelal Sveçla kanë vizituar Mitrovicën.

Gjatë këtij takimi, Kurti dhe Sveçla janë takuar edhe me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri si dhe bashkëpunëtoret e tij.

Postimi i plotë:

Bashkë me deputetin Xhelal Sveçla, sot vizituam komunën e Mitrovicës dhe pastaj Qendrën e VETËVENDOSJE!-s atje. Në komunë u pritëm nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, me bashkëpunëtorët e tij: nënkryetari Faruk Mujka, drejtoret Nazane Kërveshi dhe Erseka Hasanaj, asamblistët Fidan Ademi, Edona Bajrami dhe Gjergj Beka. Në këtë takim të përzemërt biseduam për projektet zhvillimore që po i bëjmë në bashkëqeverisje, për koordinimin e brendshëm në udhëheqjen komunale dhe për rëndësinë që ka Mitrovica për gjithë Kosovën.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test